Sipas pamjeve të publikuara, aktori është ngritur nga vendi dhe i është afruar vajzës, duke e kapur dhe puthur në buzë pa një sinjal të qartë pranimi nga ana e saj. Momentet që pasuan u shoqëruan me tension dhe heshtje në studio, ndërsa Esme është dukur e tronditur dhe e stepur nga situata e krijuar.
Moderatorja Megi Pojani ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën, duke e cilësuar momentin si të papritur dhe delikat. Në studio është ndjerë një atmosferë e rënduar, ndërsa publiku në rrjet ka reaguar masivisht, duke dënuar veprimin dhe duke kërkuar masa nga produksioni.
Sipas burimeve pranë programit, pas incidentit është marrë vendimi që Laert Vasili të mos jetë më pjesë e “Për’puthen”, duke u përjashtuar nga gara.
Lini një Përgjigje